Manjati i modës, Kylie Jenner është kritikuar pasi postoi dhe më pas fshiu një foto në Instagram që tregonte mbështetjen e saj për Izraelin pas një sulmi të Hamasit që vrau qindra persona.
Jenner, 26 vjeçe, ndau foton, e cila përmban flamurin izraelit, dhe mbi të shkruhej: “Tani dhe gjithmonë, ne qëndrojmë me popullin e Izraelit!”
Por, Jenner e fshiu postimin në Instagram brenda një ore, pas reagimit të disa prej 400 milionë ndjekësve të saj në këtë rrjet social.
“Mos u përfshini në politikë dhe mos thoni që mbështesni Izraelin. Palestina ka vuajtur prej shekujsh”, përplasi një person në postimin më të fundit.
Disa persona të tjerë thjesht komentuan me flamurin e Palestinës, shkruan NYP, transmeton AlbanianPost.
E Instagram nuk ishte i vetmi vend ku Jenner tërhoqi reagime. Qindra fansa të inatosur shkuan në X (dikur Twitter) për të shprehur gjithashtu zemërimin e tyre.
“Dikush të kërkojë nga Kylie Jenner që të tregojë Izraelin në hartë”, tha një përdorues i X.
“Është shumë më keq që Kylie Jenner sapo e fshiu postimin e Izraelit”, arsyetoi një tjetër. “Kjo tregon mungesë njohurie dhe kujdesi, ajo thjesht e postoi për t’u folur.”
Disa përdorues gjithashtu spekuluan se postimi mund të ketë shkaktuar tension mes Jenner dhe supermodeles Bella Hadid, 26 vjeçe, një mbështetëse e gjatë e të drejtave palestineze.
Babai i Hadid, Mohamed, është palestinez.
“Kylie Jenner të mbështesë Izraelin kur shoqja e saj Bella Hadid është palestineze është e çmendur”, tha një fanse.
“Bella Hadid flet për Palestinën dhe të qenit palestineze, a e di Kylie Jenner se çfarë do të thotë kjo?”, shtoi një ndjekës tjetër.
Bilanc tragjik vijon të rëndohet pas dyluftimeve mes militantëve të Hamasit dhe IDF-së (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit).
Të paktën 800 persona kanë mbetur të vrarë në Izrael, me 2 mijë e 243 të plagosur, thotë Ministria e Shëndetësisë.
Luftimet midis forcave izraelite dhe terroristëve të Hamasit po vazhdojnë në shtatë deri në tetë lokacione rreth Rripit të Gazës brenda Izraelit, thotë tani IDF-ja.
“Ne jemi ende duke luftuar. Ka nga shtatë deri në tetë vende të hapura rreth Gazës (ku) ne kemi ende luftëtarë që luftojnë terroristët”, u tha gazetarëve zëdhënësi ushtarak Richard Hecht.
“Ne menduam se deri dje do të kishim kontroll të plotë”, thotë ai. “Shpresoj se do ta bëjmë deri në fund të ditës”.
Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Rripin e Gazës thotë se 560 palestinezë janë vrarë dhe 2 mijë e 900 janë plagosur.
800 viktima në Izrael dhe 560 në Gaza – Situata në disa qytete izraelite ‘ende shumë e tensionuar’
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Jennifer Lopez hedh poshtë aludimet se ajo dhe Ben Affleck janë ndarë
-
Beyonce i dhuroi Kamala Harris-it bileta për koncertin e turneut “Renaissance” vitin e kaluar
-
Mbretëresha Camilla thotë se Mbreti Charles është “duke u përmirësuar” mes trajtimit të kancerit
-
Naomi Campbell braktis pas 7 minutash festën e lançimit të veturës së BMW, inspiruar po nga ajo
Lajmet kryesore
-
Megaoperacioni i SPAK: Goditen 7 grupe kriminale, 50 urdhër-arreste dhe 4.5 milionë euro të sekuestruara
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Komandanti i KFOR-it: Ngjarjet e vitit të kaluar në Kosovë cenuan sigurinë e rajonit