Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, në ditën memoriale të Policëve të rënë në krye të detyrës ka thënë se emri i policit, Enver Zymberi, do të lartësohet gjithmonë i cili kishte mbetur i vrarë në aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në Veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjak 12 vjet më parë.
Kurti për Zymberin, u shpreh se do të mbetet “simbol i përjetshëm” i sovranitetit dhe i ligjshmërisë në Kosovë.
“26 korriku, ishte caktuar si dita memoriale të policëve të rënë në krye të detyrës kjo datë përkon në përvjetorin e rënies së zyrtarit policorë, heroit Enver Zymberit”.
“12 vite më parë ai u vra nga strukturat kriminale të Serbisë, gjatë një aksioni që po zhvillonte Policia e Kosovës, në Veriun e vendit tonë. Ai do të mbetet simbol i përjetshëm i sovranitetit dhe i ligjshmërisë në Republikën e Kosovës”.
“Drejtësia dhe dënimi për vrasësit e tij është domosdoshmëri, ndërsa vijimësia e angazhimit të kolegëve të tij në çdo cep të vendit tonë është shembull më i mirë që kemi mes nesh”.
Kreu i ekzekutivit, bëri të ditur se emri i tij të mërkurën do të lartësohet edhe me zbulimin e pllakës përkujtimore.
“Emrin e tij do ta lartësojmë dhe do ta nderojmë edhe sot me zbulimin e pllakës së tij përkujtimore në kampin e Policisë në Bellbedere, të cilin do ta quajmë “Kampi i Policisë Enver Zymberi”.
“Sot bashkë me të sot do të përkujtojmë edhe 22 pjesëtare të Policisë së Kosovës në situata të ndryshme”.
Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar heroin Enver Zymberi në 12-vjetorin e rënies së tij, duke thënë se Policia e Kosovës janë “mbrojtësit e palëkundur të kufijve të shtetit”.
Osmani ka nderuar “guximin dhe sakrificën” e heroit Zymberi.
“Dymbëdhjetë vjet më parë polici Enver Zymberi ra në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës. Sot e nderojmë guximin dhe sakrificën e heroit. Ai ishte mishërim i përkushtimit, guximit dhe vetëmohimit. Atij, sikurse edhe të gjithë policëve të rënë në detyrë u përkulemi për kontributin e çmuar për sigurinë tonë në çdo cep të vendit”, ka shkruar Osmani.
Sipas Osmanit, policët e Kosovës duhet të vlerësohen e mbështeten maksimalisht.
“Sikurse atëherë, ashtu edhe sot, Policia e Kosovës janë mbrojtësit e palëkundur të kufijve të shtetit tonë nga agresioni i vazhdueshëm i Serbisë, prandaj ata duhet jo vetëm të respektohen por edhe të vlerësohen e mbështeten maksimalisht për punën dhe sakrificën e tyre”, ka shkruar tutje ajo.
Këtë të martë, janë bërë 12 vite kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës kishte ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në Veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjak ku kishte mbetur i vrarë polici Enver Zymberi.
12 vjet nga vrasja e policit Enver Zymberi dhe aksionit për pikat kufitare në Veri
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
Emigrantët, gjysma e BE-së kërkon të ndjekë modelin e Shqipërisë me Italinë
-
Kryeministri sllovak jashtë rrezikut për jetën, por mbetet në terapi intensive
-
Allen pas takimit me Kurtin: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet që kanë bërë Kosova dhe Serbia