Të premten u hap java e 26-të e Bundesliga-s, me fitoren e Leipzig-ut në fushën e Arminia Bielefeld.
Skuadra e Nagelsmann është afruar në vetëm një pikë prapa Bayern-it, me shpresë që bavarezët bëjnë hap fals sot.
Bayern-i pret në “Allianz Arena” Stuttgart-in e vendit të tetë.
Baverezët mësuan edhe kundërshtarin për çerekfinalet e Champions-it. Një ripërsëritje e finales së 2020-ës, përballë PSG.
Mes mungesave, në orën 15:30, Bayern synon të arrijë fitoren e katër radhazi në Bundesliga.
Në të njëjtin orar luajnë edhe dy pretendentët për zonën Champions, Eintracht dhe Dortmund.
Të parët presin Union Berlin-in në shtëpi, kurse Dortmund udhëton si mysafire e Koln-it.
Wolfsburg, pak më e shkëputur në vendin e tretë, udhëton te Werder-i i Milot Rashicës.
Ndeshja e fundit e ditës luhet në orën 18:30, me Schalke-n e zhytur në krizë, që pret Borussia Monchengladbach-in.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Megaoperacioni i SPAK: Goditen 7 grupe kriminale, 50 urdhër-arreste dhe 4.5 milionë euro të sekuestruara
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Komandanti i KFOR-it: Ngjarjet e vitit të kaluar në Kosovë cenuan sigurinë e rajonit