Ministria e Mbrojtjes së Turqisë i ka dhuruar Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), uniforma ushtarake të kamuflimit në borë për FSK-në.
Këtë e ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes së Kosovës.
“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral, sot u mbajtë ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit për FSK-në të dhuruar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, donacioni përmban një kontingjent të uniformave ushtarake të kamuflimit në borë për nevojat e njësive taktike manovruese të FSK-së.
“Në ceremoninë e pranim-dorëzimit morën pjesë oficerë nga dyja palët të kryesuar nga Atasheu turk i mbrojtjes kolonel Çağdaş Akif Kahraman dhe nga Shefi I Sektorit për Furnizim dhe Transport i Ministrisë së Mbrojtjes, nënkolonel Rexhep Hoxha”,“Mbështetja e Republikës së Turqisë dhe Ministrisë së saj të Mbrojtjes është shumë e rëndësishme në procesin e zhvillimit të FSK-së”.
Ndërsa, me 28 dhjetor kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte takuar me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar.
Gjatë këtij takimi ishte ofruar mbështetje dhe përkrahje nga Republika e Turqisë ndaj Kosovës, ndërsa është diskutuar edhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve.
Ministrinë e Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar gjatë vizitës së tij në Kosovë, është takuar edhe me Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ku ka falënderuar Kosovën dhe institucionet e saj për bashkëpunim të shumëfishtë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO konfirmon masat arrest në burg për 9 të arrestuar
-
A mundet Netanyahu të pengojë zgjedhjet e parakohshme dhe një strategji për Gazën?
-
De Rui: Drafti i Lajçakut të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese