Kur temperatura e ajrit është e ulët, është normale që duart tona të jenë të ftohta. Megjithatë, nëse duart janë vazhdimisht të akullta dhe nuk i ngrohim dot, problem mund të jetë qarkullimi i dobët, por edhe sëmundje të tjera.
Mund të ketë shumë arsye. Mjekët rekomandojnë të hiqni dorë nga zakonet e këqija, siç është pirja e duhanit. Filloni të merreni me sport dhe ndiqni rekomandimet e mjekut. Monitoroni rregullisht tensionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit, shpjegojnë ekspertët.
Këto janë problemet më të zakonshme shëndetësore që duart e ftohta na tregojnë.
Anemia
Nëse ndiheni të dobët, të lodhur, keni dhimbje koke dhe duart tuaja janë vazhdimisht të ftohta, mund të keni mungesë hekuri në gjak.
Funksioni i dobët i tiroides
Hipotiroidizmi, ose funksioni i ngadaltë i tiroides, çon në një ngadalësim të metabolizmit, duke rezultuar në ekstremitete të ftohta ose një ndjenjë të ftohtësisë.
Diabeti
Fërkimi në pëllëmbët dhe shputat e këmbëve dhe i ftohti mund të jenë shenjat e para të diabetit. Diabeti lë pasoja në qarkullimin e gjakut, si dhe në sistemin nervor dhe për këtë arsye shoqërohet me këto dukuri.
Stresi
Kur jemi nën stres, adrenalina që prodhohet në gjëndrat mbiveshkore kërcen, ngushton enët e gjakut, kështu qarkullimi është më i dobët, dhe krahët dhe këmbët janë më të ftohta.
Lupus
Një tjetër sëmundje autoimune mund të jetë shkaku i duarve të ftohta, dhe ai është ‘lupus eritematoz sistemik’, i cili shkakton inflamacion të kyçeve, tendinave dhe indeve dhe organeve të tjera.
Ndryshimi i ngjyrës së lëkurës së duarve dhe ndjesi shpimi gjilpërash janë shenjë se duhet patjetër të vizitoni mjekun.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vdekjet në SHBA nga mbidoza e drogës u ulën në vitin 2023 për herë të parë në pesë vjet
-
Shtimi i superbaktereve rezistente ndaj ilaçeve mund ta bëjë pandeminë të duket ‘e vogël’
-
Kelly Clarkson zbulon mënyrën se si i eliminoi kilogramët e tepërt
-
Olivia Munn thotë se ajo kishte një histerektomi në mes betejës së saj me kancerin
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit