Aktorja e famshme Rebel Wilson, gjatë Muajit të Krenarisë, ka zbuluar se edhe ajo është pjesë e komunitetit LGBTQ+, duke i prezantuar botës “princeshën e saj”.
Ylli i “Pitch Perfect”, e cila ka pasur lidhje publike vetëm me burra, të enjten ka hyrë në Instagram për t’i njoftuar fansat me stilisten Ramona Agruma.
“Mendova se po kërkoja një Princ të Disney-t… por ndoshta ajo që më duhej vërtet gjatë gjithë kësaj kohe ishte një Princeshë Disney”, shkroi aktorja 42-vjeçare australiane krahas një fotoje të saj me Agruma-n.
Wilson në postimin e saj shtoi zemrat, emoji-n e ylberit që përdoret zakonisht për të shprehur identitetin dhe krenarinë LGBTQ, si dhe hashtagun #LoveIsLove në postimin e ndarë me 11 milionë ndjekësit e saj.
Pas postimit Wilson ka marrë një mbështetje të madhe nga fansat dhe shoqëria e saj, duke përfshirë edhe yllin e “Pitch Perfect”, Anna Kendrick, e cila shkroi: “ju dua të dyjave si e marrë”.
Aktorja e “Killing Eve”, Jodie Comer, gjithashtu shkoi në seksionin e komenteve për ta uruar, me mesazhin: “sa shumë dashuri!”
Wilson, e cila më parë ishte në lidhje me trashëgimtarin e Anheuser-Busch, Jacob Busch, në një intervistë që kishte dhënë për revistën “People”, tha se kishte gjetur sërish dashurinë.
“Ne folëm në telefon për javë të tëra para takimit. Dhe kjo ishte një mënyrë shumë e mirë për t’u njohur më shumë,” tha ajo.
Edhe pse nuk zbuloi identitetin e interesit të saj të dashurisë, Wilson tha se ajo që donte nga një partner ndryshoi pasi kaloi procesin e gjetjes së vetëvlerësimit.
“Ka pasur raste – nuk po them me të gjithë ish-at e mi, ata janë të mrekullueshëm – por ka pasur disa raste që unë ndoshta po e duroja atë që nuk duhej”, shpjegoi ajo. “Pra, është ndryshe të jesh në një marrëdhënie vërtet të shëndetshme”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Meghan Markle “terrorizohet” nga dokumentari që pritet të sjellë në pah të kaluarën e saj
-
“The Wicked”, sjellë personazhet e filmit me risi në personalitetet e tyre
-
Furiosa: A Mad Max Saga – Anya Taylor-Joy është e jashtëzakonshme, ndërsa ndjekja rifillon
-
Gjyla dhe Sheqa, ribashkohet çifti që kaq shumë u mungoi shqiptarëve
Lajmet kryesore
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Polonia do të shpenzojë 2.3 miliardë euro për sigurinë e kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë
-
Nënsekretarja amerikane: Me Osmanin diskutuam për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit