Bashkimi është bërë gjysmëfinalisti i katërt i këtij edicioni në Final 8 Kupën e Kosovës në basketboll, teksa kanë deklasuar rivalët e qytetit, Prizrenin 16, me rezultat 69:94.
Bashkimi e nisi shumë mirë ndeshjen, duke treguar dhëmbët që në minutat e para, ku çereku i parë përfundoi me 15 pikë epërsi për ta, 15:30.
Në periudhën e dytë, Bashkimi e rritën epërsinë në 19 pikë, 19:38, por nga ky moment basketbollistët e Prizrenit 16, hyn në një seri të suksesshme, duke afruar rezultatin në katër pikë, 36:40, sa përfundoi pjesa e parë.
Pjesa e dytë ishte shumë interesante, ku Bashkimi sërish e nisi më mirë, duke u shkëputur në 14 pikë, 52:66, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 54:68.
Në dhjetë minutat e fundit Bashkimi thelloi edhe më shumë epërsinë, duke triumfuar me shifrat 69:94.
Tani në gjysmëfinale, Bashkimi do të përballet me Golden Eagle Yllin, duel ky që do të zhvillohet këtë të premte me fillim nga ora 20:00.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit