Këngëtarja e grupit anglez “Girls Aloud”, Sarah Harding ka ndëruar jetë në moshën 39-vjeçare pas një beteje me kancerin e gjirit.
Në gusht të vitit 2020, këngëtarja kishte njoftuar se ishte diagnostikuar me kancer të gjinjve në fazë të avancuar, duke treguar se sëmundja është përhapur (metastaza) në pjesë të tjera të trupit.
Lajmi i trishtë u bë me dije nga nëna e yllit të muzikës.
“Me zemër të thyer sot po ndaj lajmin se vajza ime e bukur, Sara ka ndërruar jetë për fat të keq. Shumë prej jush do të dinë për betejën e Sarës me kancerin dhe se ajo luftoi aq fort nga diagnoza e saj deri në ditën e saj të fundit. Ajo u largua në mënyrë paqësore këtë mëngjes, shkruan nëna e Harding në një postim në rrjetet sociale.
“Ajo u largua qetësisht këtë mëngjes. Dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen përgjatë vitit. Kishte shumë rendësi për Sarah dhe i ka dhënë shumë forcë dhe rehati kur e dinte se e donin”.
“E di se ajo nuk do të dëshironte të mbahej mend për luftën ndaj kësaj sëmundje të tmerrshme – ajo ishte një yll i ndritshëm dhe shpresoj që të mbahet mend si e tillë”, ka shkruar nëna e këngëtares në postimin e saj.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Jennifer Lopez hedh poshtë aludimet se ajo dhe Ben Affleck janë ndarë
-
Beyonce i dhuroi Kamala Harris-it bileta për koncertin e turneut “Renaissance” vitin e kaluar
-
Mbretëresha Camilla thotë se Mbreti Charles është “duke u përmirësuar” mes trajtimit të kancerit
-
Naomi Campbell braktis pas 7 minutash festën e lançimit të veturës së BMW, inspiruar po nga ajo
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri