Film

22 vjet nga vrasja e aktores Adriana Abduallhu


 

Sot 22 vite më parë u vra aktorja Adriana Abdullahu.

Adriana është vajza e dytë e familjes Abdullahu nga qyteti i Ferizajit, e cila u vra në mars të vitit 1999 nga një sulm i forcave serbe në një kafene në Prishtinë, pak para fillimit të bombardimeve të NATO-s.

Prindërit dhe kolegët e saj e përshkruajnë si një vajzë të hareshme dhe me humor të rrallë.

Buzëqeshja dhe perspektiva e saj u ndërprenë dhunshëm nga një sulm i papritur i forcave serbe në një lokal ku Adriana dhe miqtë e saj takoheshin mbrëmjeve, kështu duke shuar një shpirt artisteje, e një vajzë që ishte shembull emancipimi e progresi shoqëror

Adriana ishte aktore e gjeneratës së aktorëve Xhejlane Godanci, Armond Morinës, Bekim Lumit, Xhevdet Dodës dhe Luan Jahës.

Adriana ishte nxënëse e profesorëve, ikona të teatrit shqiptar, Enver Petrovci dhe Fadil Hysaj.

Në Teatrin e Ferizajit, i cili mbanë emrin e saj Teatri “Adriana“ qëndron një ekspozitë e gjësendeve të saja personale, të cilat personeli i teatrit i ka vendosur në një kënd të hapsirave të këti institucioni kulturor.

Aty janë të vendosura djepi i Adrianës, karrigia dhe tavolina e mësimeve, fotoalbumi i saj, byzylyk e aksesorë të ndryshëm, çanta, cigarja e fundit e saj në çastin që u vra si dhe shumë gjësende të saja të cilat do të mbeten të ekspozuara në teatër,me emrin e saj, “Këndi i Adrianës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore