Sport

2.5 milionë euro për “plakun” nga Uruguaji


Manchester United do t’i ofrojë Cavani-t një rritje page prej 2.5 milionë eurosh në tentativë që ta mbajë edhe për një sezon tjetër.

Cavani, në perëndim të karrierës së tij, duket më i fort se asnjëherë më parë.

34-vjeçari përfiton 200 mijë funtë në javë, por ende nuk ka zbuluar se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij.

Trajneri norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer, ka pasur disa biseda me Cavani-n, por sulmuesi ende nuk ka marrë asnjë vendim.

Për ta mabjtur atë në skuadër, të kuqt janë gati ti ofrojnë 50 mijë funte shtesë në javë.

Në kontratë, ekziston opsioni që Cavani mund të qëndrojë edhe një vit më shumë se ç’kishte nënshkruar, por kjo mund të ndodhë vetëm nësë uruguajani pranon.

Veterani pranoi një ulje page prej 35 përqind kur erdhi nga PSG, por kishte një bonus transferimi përj gjashtë milionë funtesh.

Solskjaer shpreson shumë që mund të arrihet marrëveshja me Cavani-n edhe për një vit.

Ky vendim do të ndikohet shumë edhe nga familja e Cavani-t, e cila gjatë gjithë kohës së pandemisë ka qenë larg futbollistit.

Në sezonin e parë te United, Cavani është bërë një figurë shumë e përfolur, duke impresionuar të gjithë me sjelljen dhe përgatitjen e tij.

Cavani është bërë numri 7 i parë te Manchester United që shënon dhjetë gola në një sezon, që nga koha e Cristiano Ronaldo-s.

Ai ka shënuar 14 gola në të gjitha kompeticionet, duke dhuruar edhe pesë asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore