Jetesë & Stil

Zbulohet emri i prezantueses së – “Big Brother Albania VIP”


Javë më parë, televizioni “Top Channel”, kishte njoftuar se janë hapur audicionet për spektaklin e njohur “Big Brother Albania”, i cili ndryshe nga edicionet e kaluara, këtë vit pritet të rikthehet me format të ri – “VIP”.

Pjesë e shtëpisë së famshme do të jenë njerëz të suksesshëm të cilët gëzojnë popullaritet publik e që do të duhet të jetojnë larg stilit të jetesës së përditshme.

Por, akoma më shumë bujë sesa rikthimi i këtij spektakli, ka bërë përflitja rreth prezantueses e cila do ta drejtojë atë për këtë vit.

Emrat e lakuar për këtë detyrë ishin moderatorja tradicionale e tij, Arbana Osmani si dhe autorja e emisionit “Shiko kush luan”, Luana Vjollca, çka u përfol se bëri që dyshja të kishte një lloj “lufte” për të arritur drejtimin e spektaklit.

Pa u përmendur nuk kanë mbetur as emrat e prezantueseve, Bora Zemani e Fjoralba Ponari.

Por, siç duket mëdyshjeve ju ka ardhur fundi!

Përfundimisht, “Big Brother Albania VIP”, do të udhëhiqet nga Arbana Osmani.

Arbana Osmani në një nga edicionet e “Big Brother”.

Burime për “Kryefjala.com” kanë zbuluar se Arbana ka qenë sot në studiot e televizionit ku ka biseduar me vajzat e familjes Hoxha që zotërojnë televizionin “Top Channel” dhe është vendosur përfundimisht që Arbana Osmani do të jetë drejtuesja e “Big Brother VIP”.

Deri më tani akoma nuk ka pasur reagim publik nga Arbana, por një i tillë pritet të ndodh së shpejti për të shuar përfundimisht polemikat rreth prezantimit të këtij “Reality Show” që kanë zënë vend në mediat rozë për javë të tëra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore