Film

Zbulohet data e publikimit të sezonit të gjashtë të serisë “Peaky Blinders”


"Peaky Blinders"

Kasti i serisë së famshme të dramës kriminale britanike, “Peaky Blinders”, më në fund ka marrë një datë publikimi – sezoni i gjashtë i tij pritet të shfaqet më 27 shkurt dhe do të përbëhet nga gjashtë episode që do të transmetohen në kanalin, BBC One, gjatë të dielave.

Një lajm të tillë nuk e ka pranuar akoma platforma, Netflix, i cili e ka transmetuar serialin që nga sezoni i parë.

Gjithsesi, rikthimi i serialit popullor u njoftua dhe u festua me një mural mbresëlënës prej 13 metrash, të pikturuar gjatë shtatë ditëve në anë të një ndërtese në Digbeth të Birminghamit – vendi prej ku vjen familja Shelby.

Murali i “Peaky Blinders”.

Piktura përshkruan protagonistin e serialit, Thomas Shelby që luhet nga aktori Cillian Murphy – të veshur me kapelën e tij ikonë gri të sheshtë, ndërsa murali u titullua “Last Orders”.

Me gjithë pengesën që la sezoni i pestë, Tommy do të rikthehet në ekran për të gjetur një mënyrë që Peaky Blinders të gjejnë më në fund pushim nga jeta e tyre e rrezikshme dhe ndonjëherë vdekjeprurëse dhe patjetër, e paligjshme.

Aktorë të tjerë që kthehen në serial përfshijnë aktorin, Tom Hardy si lideri hebre Alfie Solomons, aktori, Paul Anderson si vëllai më i madh i Shelby, Arthuri dhe aktorin, Finn Cole si djali i tezes, Polly.

Cillian Murphy.

Edhe aktorja, Anya Taylor-Joy, rikthehet si gruaja e Michael, Gina Grey dhe Sophie Rundle si Tommy dhe motra e Arturit, Ada.

Aktorja, Helen McCrory e cila kishte ndërruar jetë nga kanceri i gjirit më 16 prill të vitit të kaluar, duke e lënë kështu panjohur fatin e guximshëm të rolit të saj si – Polly Shelby.

Disa prej fytyrave të reja që mund të presim të shohim në sezonin e gjashtë janë, Stephen Graham dhe Conrad Khan.

Ndërkohë i njëjti vijon të jetë shkrimtari dhe krijuesi i serialit, Steven Knight, i cili e ka shkruar edhe këtë sezon. Nick Goding është producent dhe Anthony Byrne është rikthyer si regjisor.

A do të gjejë Tommy shpengimin për veten dhe familjen e tij në një kohë kur “Peaky Blinders” po shpërbëhen dhe anëtarët e tij po kthehen kundër njëri-tjetrit?

Si përfundim, siç mund ta shohim në trailer, ngritja e nazizmit që çoi në Luftën e Dytë Botërore ka të ngjarë të krijojë konflikt të jashtëm që do të komplikojë historitë kryesore.

Gjithsesi, fansat do të duhet të presin këtë sezon të ri për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore