Shqipëria

Viti i ri e nis me dy djem në Shqipëri


Një traditë e ditës së parë të vitit është edhe oguri i fëmijës së parë të lindur, ku këtë vit në Shqipëri ka qenë djalë.

I lindur ekzaktësisht në mesnatë gjatë ndërrimit të viteve, fëmija me peshë 3 kilogramë e 650 gramë dhe gjatësi 50 centimetra, gëzon shëndetë të plotë.

Në këtë mënyrë, vijon të ruhet trendi i vitit të shkuar, ku ishte po djalë fëmija i parë i ardhur në jetë.

Lajmin e ka shpërndarë edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një statusi në media sociale.

Djali i parë, ka lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Nga ana tjetër, edhe në maternitetin “Koço Glozheni”, fëmija i parë i sjellë në jetë ka qenë djalë, vetëm një minutë pas mesnate.

Emrat e dy djemve të parë të 2022-shit janë bërë gjithashtu me dije nga ministrja.

Ata quhen Akid dhe Aiden.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore