Sport

Ulpiana i shkakton humbjen e parë Ballkanit


Skuadra e Ulpianës

Ulpiana ka shkaktuar befasinë e javës së 12-të në BKT Superligën e Kosovës, duke arritur fitore 2-1 përballë Ballkanit.

Ndeshja në fakt ishte kryesisht e dominuar nga Ulpiana, që tregoi një ndër paraqitjet më të mira të sezonit.

Përkundër rasteve të shumta në pjesën e pare, rrjeta nuk u tund nga asnjëra skuadër.

Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol, me Ardi Shala, që do të kishte gjithë pjesën e dytë si protagonist.

Mirëpo, ai gabimisht shënoi në portën e tij në minutën e 47-të, duke i dhuruar epërsinë Ballkanit.

Nga ai moment, Ulpiana dominoi tërë pjesën e mbetur të takimit, duke fituar me përmbysje.

Ishte fillimisht Goncalves, ai që në minutën e 70-të barazoi shifrat.

Kur ndeshja po i afrohej fundit, në minutat shtesë, Ardi Shala u shndërrua në njeriun më të dashur të ndeshjes.

Ai tani shënoi në portën e duhur për të siguruar fitoren e Ulpianës.

Ulpiana ngjitet në vendin e shtatë me 13 pikë, derisa Ballkani e treta me 21 pikë, duke pësuar humbjen e parë sezonale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore