Lajme

Toka shijon spektaklin e “Super Hënës”


Hija e Tokës është mbështjellë rreth Hënës mbrëmjen e të mërkurës në Australi, duke dhuruar pamje fantastike të ngjarjes kozmike, e cila njihet si Super Hëna.

Ndërkohë që Eklipsi thellohej, Hëna dukej sikur zhdukej në horizontin e gjerë.

Një rreth i zjarrtë e rrethoi më pas perimetrin e sipërm të saj, duke dhuruar spektakël për adhuruesit e hapësirës.

Në 15 minuta magjike, Hëna, e rrethuar nga hija diellore e Tokës, merr ngjyrën e kuqërremtë dhe shfaqet rreth 30% më e madhe se zakonisht.

Ngjarja pritet të jetë e dukshme edhe në vendet Evropiane, duke filluar prej orës 21:11-21:25.

Më të favorizuar do të jenë britanikët, ku pritet qartësia më e madhe e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore