Sport

Theo Hernandez do të largohet nga Milan-i


Theo Hernandez

Bayern Munich thuhet se ka siguruar një përforcim të ri për mbrojtjen për sezonin e ardhshëm, Theo Hernandez.

26-vjeçari ka dhënë dritën jeshile për t’iu bashkuar klubit gjerman, sipas informacioneve të fundit.

Tani mbetet vetëm që detajet e transferimit të finalizohen mes Bayern-it dhe Milan-it, klubi aktual i lojtarit.

Edhe pse Hernandez ka një kontratë deri në vitin 2026, Milan-i po kërkon të marrë një shumë të konsiderueshme për transferimin e tij për të financuar rindërtimin e skuadrës së tyre.

Siç tregon “Mundo Deportivo”, ardhja e Hernandez në “Allianz Arena” ndoshta do të thotë largimin e Alphonso Davies, i cili duket se ka vendosur për lëvizjen e tij te Real Madrid-i.

Kjo situatë forcon pozitën negociuese të klubit spanjoll, megjithëse Bayern fillimisht shpresonte të rinovonte me Davies.

Me një zëvendësim të mundshëm të siguruar, Bayern po pret me padurim thirrjen nga Real Madrid për të filluar negociatat.

Për Carlo Ancelotti-n, trajnerin e Real Madrid-it, ardhja e Davies do të ishte një përforcim i madh, ndonëse ai ka shumë respekt Ferland Mendy-n.

Megjithatë, klubi madrilen konsideron se Mendy mund të jetë i shitshëm këtë verë, me disa skuadra të interesuara për të, duke përfshirë klube nga Premier League, Serie A dhe Ligue 1.

Sezoni i jashtëzakonshëm i Theo Hernandez me Milan-in e ka bërë atë një objektiv të lakmuar për disa klube të mëdha evropiane, përfshirë Bayern-in. Shkathtësia, lidershipi dhe kontributi i tij në shënim e bëjnë atë të dallohet në tregun e transferimeve.

Bayern, në procesin e rindërtimit nën një trajner të ri, po synon lojtarë kyç si Hernandez dhe Ronald Araujo i Barcelona-s si pjesë e strategjisë së tij për të forcuar mbrojtjen, pavarësisht se ka talente si Matthijs de Ligt dhe Dayot Upamecano.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore