Auto

Taksia fluturuese në Rusi


Hoversurf, kompani teknologjike e eVTOL-it, ka nxjerrë një model të ri të taksive fluturuese i cili ka gjasa të prodhohet në masë në fund të vitit 2021.

Para se të ndërmerret hapi i nisjes së prodhimit, taksia fluturuese do të testohet nëpërmjet përdorimit të rrjetit 5G.

Sipas Hoversurf-it, taksia fluturuese ka kaluar me sukses një sërë testesh të cilat janë realizuar në Rusi dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Për sa i përket çmimit që do të ofrojnë taksitë fluturuese në të ardhmen, Hoversurf-i ka thënë se do të jetë afro 0.27 dollarë për kilometër.

Në vitin 2017, kompania ka nënshkruar një marrëveshje me policinë e Dubait duke i ofruar kopjen e parë të modelit Hoverbike S3.

Ndërsa në vitin 2016, lidhur me dronin fluturues për pasagjerë, Hoversurf-i ka tërhequr investime me një vlerë prej 3 milionë dollarësh.

Synimi final i kompanisë është sigurimi në vitin 2023 deri në 2025 i fluturimit mbi qytet me taksitë fluturuese që mbajnë emrin e saj./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore