Lajme

Sveçla takon zëvendëskryeministren belge, merr mbështetje për anëtarësimin e Kosovën në organizata ndërkombëtare


Petra De Sutter dhe Xhelal Sveçla

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, përmes një statusi në rrjetin e tij social, Facebook, ka njoftuar se të martën është takuar me zëvendëskryeministren e Belgjikës, Petra De Sutter, ku kjo e fundit ka shprehur gatishmërinë e shtetit belg për mbështetjen Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

De Sutter, e cila mban edhe një pozitë tjetër në qeverinë belge atë të ministres së Administratës Publike, ka shprehur interesin e saj për bashkëpunim me Kosovën në fushën e digjitalizimit të shërbimeve publike dhe procedurave administrative.

“Gjatë këtij takimi miqësor u dakorduam për nevojën  e zgjerimit dhe fuqizimit të bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, është shprehur Sveçla.

Ministri i Brendshëm ka falënderuar ministren De Sutter, për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe e ka njoftuar këtë të fundit për të arriturat e qeverisë, sidomos atë në sundimin e ligjit dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit.

“Diskutuam për projekte konkrete në fushën e administratës publike, konkretisht në projektet tona në fushën e digjitalizimit të shërbimeve publike dhe procedurave administrative, proceset e rekrutimit si dhe në përmirësimin e sigurisë kibernetike”, ka shtuar Sveçla.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore