Tokyo 2020

Suksesi olimpik i Kosovës, kryefjala e mediave indiane


Ekipi i Xhudos i Kosovës

“Kosova, edhe pse ka popullsi më të vogël se Bengaluru, ka arritur të fitojë më shumë medalje se India”.

Kështu shkruan e përditshmja indiane “The Bridge”.

Bengaluru është një qytet në Indi, me një popullsi prej tetë milionë banorësh.

Si një ndër qytetet më të vogla në Indi, shtet me popullsi totale prej 1.3 miliardë, kjo media indiane ka ngritur lart Kosovën, që ka fituar dy medalje deri tani në Tokyo 2020.

Kosova, një tokë me 1.9 milionë banorë, shpërtheu në gëzim, pasi ata fituan dy medalje të arta në dy kategori të xhudos.

Shteti ballkanik ka një popullsi 12 herë më të vogël se Bengaluru, por gjithsesi ka arritur të fitojë më shumë medalje se India, deri në këtë pikë të Tokyo 2020.

India në Tokyo ka dërguar një kontingjent prej 119 atletëve në 85 evente, shumë pak në krahasim me 431 të Kinës, dhe 613 të SHBA-ve.

Në mënyrë ironike, ky është grupi më i madh i sportistëve për Indinë në ndonjë Olimpiadë.

Në 2016, ata dërguan një grup të fortë në Rio 2016, me shpresë se do të marrin të paktën dhjetë medalje, por përfunduan vetëm me dy.

“Si në shumicën e rasteve në shtetin tonë, ne nuk kemi mësuar nga historia dhe nuk kemi përmirësuar gabimet e të kaluarës”, shkruan “The Bridge”.

Të dërgosh një grup me më pak se 200 sportistë, nuk do të ndihmojë në synimin për të arritur deri te dhjetë medalje, sepse të gjithë atletët më të mirë në botë garojnë për majën më të lartë të podiumit.

Shumë faktorë të tjerë ndikojnë në fitimit e një medaljeje, si: mbështetja financiare, psikologjia e sportit, terapia fizikale dhe shumë të tjera.

Për të garuar me shtetet më të mëdha, duhet t’u japim atletëve mjetet më të mira qysh në fillimet e karrierës së tyre.

Në këtë olimpiadë, ka pasur medaliste në moshën 13-vjeçare, duke na treguar se asgjë nuk është e pamundur nëse atletët kanë mbështetjen e duhur.

Dy medaljet e fituara nga Kosova erdhën nga xhudo.

Nora Gjakova fitoi me Ippon përballë Sarah-Leonie Cysique, në kategorinë 57 kg, kurse Distria mundi vendasen Tonaki Funa në kategorinë 48 kg.

Kosova është shembulli më i mirë i këmbënguljes dhe vendosmërisë, me shtetin ballkanik që arriti pavarësinë e tyre në vitin 2008 dhe përsëri ka arritur të shkëlqejë më shumë se India.

Ëndrrat olimpike fillojnë që nga fillimi dhe kjo është koha kur duhet të fokusohemi më së shumti, me fazat fillestare që janë më vendimtaret.

Ëndrrat olimpike për Indinë do të rriten me kalimin e kohës, por puna duhet të jetë më e madhe.

Mbështetini atletët tuaj dhe motivojini sido që mundeni, ndoshta një ditë ata do ta bëjnë shtetin të lumtur duke e fituar medaljen e artë.

Përshtatur nga The Bridge për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore