Jetesë & Stil

Sophie Turner kërkon nga Joe Jonas kthimin e përhershëm të fëmijëve të tyre në Angli


Divorci i aktores, Sophie Turner me këngëtarin, Joe Jonas duket se po shkon drejt komplikimit.

Ylli i “Game of Thrones” paraqiti një peticion në New York City të enjten e 21 shtatorit, duke kërkuar që Jonas t’i kthente fëmijët e tyre në shtëpinë e tyre në Angli, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga CNN, transmeton AlbanianPost.

Peticioni citon “vend jetesën e gabuar” të fëmijëve të tyre në “New York City nga vendbanimi i tyre i zakonshëm në Angli” dhe se ata e kishin bërë Anglinë shtëpinë e tyre “të përhershme” në prill të vitit 2023.

Jonas ishte kujdesur për dy vajzat e tyre gjatë turneut me grupin e tij “The Jonas Brothers”, një marrëveshje e rënë dakord, ndërsa Turner ishte në produksion të një serie të re.

Turner kishte planifikuar të kthehej në Angli këtë muaj me fëmijët, thuhet në peticion, por kur ajo u përpoq të merrte pasaportat e tyre nga Jonas javën e kaluar, derisa ajo pretendon se ai refuzoi.

“Joe dhe Sophie patën një takim të përzemërt të dielën e kaluar në Nju Jork, kur Sophie erdhi në New York, për të qenë me fëmijët. Ata kanë qenë me të që nga ai takim”, tha përfaqësuesi i Jonas.

“Përshtypja e Joe për takimin ishte se ata kishin arritur një mirëkuptim se do të punonin së bashku drejt një organizimi miqësor të bashkëprindërimit”, shtoi ai.

“Dëshira e tij është që Sophie të rishqyrtojë pozicionin e saj të ashpër ligjor dhe të ecë përpara në një mënyrë më konstruktive dhe private. Shqetësimi i tij i vetëm është mirëqenia e fëmijëve të tij”, ka shtuar tutje përfaqësuesi i Jonas në një prononcim për CNN.

Jonas bëri kërkesë për divorc nga Turner më 5 shtator pas katër vitesh martesë. Turner gjithashtu pretendon në peticionin e saj se ajo mësoi se Jonas kishte paraqitur kërkesë për divorc përmes “medias”.

Përfaqësuesi i Jonas e kundërshtoi atë pretendim, duke deklaruar se Turner ishte në dijeni paraprakisht se do të kërkonte divorc.

Në peticionin e saj, Turner përshkruan përpjekjet e çiftit tashmë të larguar gjatë vitit të kaluar për të gjetur “shtëpinë e tyre të përhershme” në Angli dhe se para përfundimit të martesës së tyre, ata kishin rënë dakord reciprokisht për t’u vendosur në Mbretëri të Bashkuar

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore