Jetesë & Stil

Snoop Dogg ndihmon një grua të moshuar që po “lufton” për tokën e familjes së saj


Rep artisti amerikan, Snoop Dogg është i famshmi më i fundit që ka kontribuar për një rast në platformën e grumbullimit të parave – GoFundMe, për një grua 93-vjeçe që po lufton me humbjen tokës së familjes së saj.

Snoop Dogg, ka dhuruar plot 10 mijë dollarë për Josephine Wright – këtë e ka konfirmuar një përfaqësues i rep artistit për CNN, transmeton AlbanianPost.

Parcela prej 1,8 hektarësh e tokës në Hilton Head Island të Karolinës së Jugut është në qendër të një beteje ligjore me zhvilluesit, teksa toka ka qenë nën pronësinë e familjes së burrit të Wright që nga Lufta Civile.

“E bëra nga zemra”, tha Snoop Dogg për CNN në një deklaratë.

“Ajo më kujton nënën dhe gjyshen time”, ka shtuar ai.

Wright, është paditur nga një zhvillues i cili pretendoi se pjata e saj satelitore, hambari dhe veranda e saj me ekran po vononin ndërtimin e shtëpive të reja të planifikuara sepse po cenonte pronën e tyre.

Ajo ngriti një kundërpadi duke pretenduar një “breshëri të vazhdueshme taktikash frikësimi, ngacmimi, shkeljeje, për të përfshirë këtë proces gjyqësor në një përpjekje për ta detyruar atë të shesë pronën e saj”.

Lufta e saj ka prekur zemrat edhe të personazheve të tjerë të famshëm.

Aktori dhe regjisori, Tyler Perry postoi për të në llogarinë e tij në Instagram, duke shkruar, “Ju lutem tregoni se ku të paraqiteni dhe çfarë ju nevojitet për t’ju ndihmuar të luftoni në këtë sfidë ligjore”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore