Stil

Si të ndryshojmë dekorin e shtëpisë pa shpenzuar fare?


Për shumë nga ne, të qëndruarit në shtëpi do të thotë të merremi me përmirësimin dhe sistemimin e saj. Të apasionuarit pas detajeve, e kalojnë kohën duke parë e zgjedhur mobilje të reja, duke organizuar raftet e librave, apo thjesht duke u ndryshuar vendet e gjërave ekzistuese.

Mbi të gjitha, kur shtëpia kthehet në multifunksionale si zyrë, palestër dhe shkolla e fëmijëve tuaj, komoditeti kthehet në një ideal.

 

Ndonjëherë ndryshimi i një dhome nga e para kërkon shumë përkushtim dhe kohë. Por krahas këtyre, kush nga ne i ka mundësitë ekonomike, për ta ndryshuar shtëpinë sipas çdo ideje që shohim? Besoj asnjë, por kjo nuk do të thotë të mos luajmë me detajet.

Detajet bëjnë diferencën është kthyer si një shprehje klishe, por kur bëhet fjalë për arredimin i përshtatet plotësisht.

Një mënyrë praktike dhe e këndshme estetikisht është hedhja sendeve nëpër hapësirën tuaj. Sa prej nesh janë lodhur duke parë të njëjtët divane ose karrige prej shumë kohësh.

Një ide për këtë periudhë, ku ditët janë të ftohta e koha në shtëpi na shijon më shumë, janë batanijet.

Batanijet për hedhje vijnë në ngjyra të ndryshme që rrisin humorin, tekstura të buta dhe të valëzuara, ose printime moderne, duke ofruar frymëzim për syrin. Duke i vendosur nëpër divane apo karrige, shtëpia merr një forme totalisht ndryshe.

Plus, është sezoni për t’u qetësuar nën një pamje të tillë, ndërsa lexoni një libër ose po shihni seritë më të fundit të filmave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore