Përballje

Shkupi kërkon sukses historik në Ligën e Kampionëve ndaj Dinamo Zagrebit


FC Shkupi është skuadra e vetme shqiptare që ka mbetur në garë për kualifikimet në Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Maqedonisë së Veriut do të zbresë sonte (e marte) në fushë, teksa do të ketë një kundërshtar aspak të lehtë.

Bëhet fjalë për kampionët e Kroacisë, Dinamo Zagrebin, më të cilët Shkupi ndeshjen e parë do ta luajë në udhëtim.

Takimi i parë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit, derisa një numër i madh i tifozëve “Shfercerat” kanë udhëtuar në drejtim të kryeqytetit të Kroacisë për ta përkrahur skuadrën e tyre.

Kujtojmë që në ndeshjen e raundit të parë, Shkupi e eliminoi skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps me rezultat të përgjithshëm 3:2, derisa Dinamo Zagreb kaloi direkt në raundin e dytë.

Ndeshja e kthimit mes Shkupit dhe Dinamo Zagrebit do të zhvillohet më 27 korrik në Shkup.

Fituesi i këtij çifti, në raundin tjetër do të ballafaqohet me njërën mes Ludogorets të Bullgarisë apo Shamrock Rovers të Irlandës.

Kurse humbësi do të marrë pjesë në ndeshjet “Play-off” të Ligës së Konferencës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore