Lajme

Shkarkohet kryetari i Odës së Farmacistëve, Arianit Jakupi


Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës (OFK), Arianit Jakupi.

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës (OFK), Arianit Jakupi, është shkarkuar të mërkurën nga kjo pozitë.

Shkarkimi i Jakupit është bërë pas kërkesës së antarëve të Kuvendit të Odës së Farmacistëve të Kosovës (OFK), për mbajtje të Kuvendit të jashtëzakonshme me pikën e rendit të ditës “mocion mosbesimi sipas neni 20 pika 6 të statutit të OFK-së, për shkelje statusore.

Shkeljet janë bazuar në nenet: 19 pika 3, 19 pika 4, 68 pika 4, 26.6 pika 6.2 dhe pika 6.3.

Neni 20 flet për kompetencat e Kuvendit, ndërsa në pikën 6 thuhet se Kuvendi “zgjedh dhe shkarkon kryetarin e Odës”.

Ai ishte emëruar në këtë pozitë në vitin 2018, ndërsa më 11 qershor të vitit 2022 ishte rizgjedhur në këtë pozitë.

Me 30 vota për ai ishte rizgjedhur kryetar i Odës së Farmacistëve të Kosovës.

Jakupi kundërkandidat e kishte pasur Kadri Bytyqin që mori 28 vota.

Në zgjedhjet për kryetar të odës kishin marrë pjesë 58 farmacistë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore