Shqipëria

Seanca nis me debate, rendi i ditës “mollë sherri”


“Seanca të nisë me interpelancë”.

Seanca plenare e së enjtes të 24 marsit ka nisur me debate ndërmjet deputetit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, dhe nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj, për shkak të rendit të ditës. 

Sipas Spahos, interpelancat janë pikat e para dhe jo debati.

Menjëherë pas kësaj deklarate, kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, është shprehur se mocioni i debatit është thirrur nga opozita.

“Ju të gjithë e keni nga pak Sali nga brenda dhe merrni kot. Kjo ditë sot është me dy seanca dhe secila ka njërën prej çështjeve si pikë të parë të rendit të ditës. Mocionet me debat janë një seancë e posaçme. Natyrshëm që seanca e dytë e ditës do të ketë pikë të parë interpelancën”.

Një ditë më parë, nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një postimi në median sociale bëri me dije se PD ka thërritur një mocion debati në lidhje me rritjen e çmimeve të produkteve, duke nisur nga buka, uji, veza, qumështi dhe pijet e tjera jo alkoolike e duke përfunduar te nafta dhe gazi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore