Shqipëria

‘Kriza e çmimeve’, Tabaku: PD ka thirrur mocion debati


Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një postimi në median sociale ka bërë me dije se PD ka thërritur një mocion debati në lidhje me rritjen e çmimeve të produkteve duke nisur nga buka, uji, veza, qumështi dhe pijet e tjera jo alkoolike e duke përfunduar tek nafta dhe gazi.

“Qeveria duhet të japë llogari përpara qytetarëve për masat e marra kur çmimet e produkteve janë rritur me së paku 7%, inflacioni ka shkuar në 4% ndërsa të ardhurat bien. Ajo duhet të përgjigjet përpara qytetarëve se përse gjoja masat e saj janë të cunguara dhe nuk i vijnë në ndihmë aspak qytetarëve”, shkruan ajo.

Sipas nënkryetares, vendi është në fillimin e një krize që do të zhvlerësojë çdo të ardhur të pakët që kanë qytetarët dhe do të varfërojë edhe më tej të varfrit.

“Tani, është koha që qeveria të japë llogari për çka po vepron dhe çfarë po u ofron qytetarëve. Nëse mendoni se ka çështje të tjera që duhet të ngremë në lidhje me këtë temë mos hezitoni!”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore