Muzikë

Rita Ora dhe reagimi epik kur zbulon se një nga konkurrentet e “The Voice AU” është shqiptare


Edicioni i ri i spektaklit të zbulimit të talenteve “The Voice Australia” ka prezantuar kandidatët e sezonit të radhës, ndërsa një prej tyre rezultoi të jetë një vajzë me prejardhje nga Kosova.

Bëhet fjalë për 16-vjeçen, Sihana Haxhnikaj, e cila performoi pranë jurisë këngën “Nothing Breaks Like a Heart” të artistes Miley Cyrus, transmeton AlbanianPost.

Haxhnikaj, arriti që të fitonte zemrat e jurisë falë interpretimit të hitit të Cyrus, por e para që shtypi butonin për të kthyer karrigen ballë për ballë me Sihanën, ishte artistja shqiptare me famë internacionale, Rita Ora.

Siç shihet në videon e audicioneve, pas shtypjes së butonit, Rita i kërkon vajzës nga Kosova që të prezantohet, dhe porsa Sihana zbulon emrin e saj pranë yllit të hitit “Shine ya light”, fillojnë dyshimet mbi origjinën.

“Më duket si emër i njohshëm! Prej cilit vend je?”, e pyeti Rita, konkurrenten e formatit televiziv, derisa kjo e fundit përgjigjet duke thënë – “Nga Kosova”.

“Oh zoti im, është pikërisht vendi prej nga vij edhe unë”, tha Rita, duke reaguar e befasuar që një shqiptare po performante pak metra larg saj.

Madje, Rita nuk hezitoi dot edhe të fliste në gjuhën shqipe, teksa u dëgjua ta përshëndesë edhe familjen e konkurrentes në po të njëjtën gjuhë.

“Si je zemër?”, e pyeta Ora – Haxhnikajn, derisa duke iu drejtuar familjes së vajzës, Rita u shpreh e emocionuar duke thënë – “Si jeni, mirëmbrëma?”.

Përfundimisht, Rita Ora u shpreh e lumtur që tashmë në grupin e saj kishte përzgjedhur një vajzë me origjinë të njëjtë.

Kujtojmë, se në një nga intervistat e fundit, Ora kishte rrëfyer momentet dhe sfidat që kishte përjetuar bashkë me familjen gjatë emigrimit për në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo ka theksuar se gjuha shqipe ishte folur gjithmonë në shtëpinë e saj.

“Gjuha shqipe është folur gjithmonë në shtëpinë time, di të shkruaj e të lexoj”, thotë Rita Ora

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore