Sport

Pogba nuk rinovon me United-in


Paul Pogba po kalon sezonin e pestë të tij në “Old Trafford” që nga rikthimi te Manchester United.

Francezi nuk po kalon periudhë fare të mirë në ishull, i goditur nga shumë lëndime.

Shpesh herë gjatë sezoneve të fundit, marrëdhëniet e klubit me lojtarin francez kanë arritur pikën zero.

Madje, shpesh herë Pogba “kërcënoi” edhe me largim, por kjo nuk ndodhi në asnjërën nga merkatot e kaluara.

Kontrata e francezit me klubin e Premier League-s skadon më 30 qershor të këtij viti, dhe mesa duket, Pogba po kalon muajt e fundit me djajtë e kuq.

Fabrizio Romano raporton që sot për sot, agjenti i lojtarit, Mino Raiola, nuk ka ndonjë bisedim të mirëfillt mes palëve për një rinovim të mundshëm.

Lojtari dhe agjenti i tij po kërkojnë për alternativa në treg, dhe interes për francezin ka shumë.

Te Real Madrid-i, Zinedine Zidane e adhuron mesfushorin, por duket që ajo mundësi është mbyllur, me madrilenët që janë fokusuar në pista tjera.

Juventus-i, në anën tjetër, te Pogba mund të gjejë pikërisht njeriun që kërkon në mesfushë.

Të fokusuar te Locatelli, mos-rinovimi i Pogba-s me United-in, mund të kthej vëmendjen e klubit bardhezi në Angli.

Se a do të rinovoj Paul Pogba me United-in, apo do transferohet në një klub tjetër, mbetet për t’u parë merkaton e verës…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore