Shëndet

Përfitimet shëndetësore të kumbullave të thata


Nëse e hani këtë ushqim çdo ditë, mund të zvogëloni rrezikun e inflamacionit.

Ngrënia e frutave dhe perimeve është një vendim i shkëlqyeshëm nëse jeni në dietë dhe dëshironi të hani diçka pa ‘u larguar nga rruga’. Por, me apo pa dietë, ushqimet më të shëndetshme janë ato me origjinë bimore dhe duhen ngrënë sa më shpesh që të jetë e mundur, ndaj me siguri nuk do të gaboni nëse hani një mollë, portokall, luleshtrydhe apo boronica.

Ekspertët këshillojnë që nëse doni të mbroni shëndetin e kockave, do të ishte mirë të hani çdo ditë një grusht kumbulla të thata të cilat janë të shkëlqyera për ata që duan të ndihen të shëndetshëm dhe të fortë edhe kur janë në moshë. Përveçse janë të shijshme dhe të kënaqshme, ato janë të shkëlqyera për shëndetin e kockave, sipas rezultateve të një studimi të ri.

Studimi u krye nga programi Integrativ i Biomjekësisë dhe Psikologjisë nga Universiteti i Kinesiologjisë këtë vit, dhe në studim u përfshinë gra që kaluan menopauzën dhe gjatë ditës, ato konsumonin 6 ose 12 kumbulla të thata në ditë për 12 muaj.

Autori kryesor i studimit, Janhavi Demani shpjegoi se: “rezultatet që kemi marrë tregojnë se duke konsumuar 6 ose 12 kumbulla në ditë mund të zvogëlojmë mundësinë e proceseve inflamatore që kontribuojnë në humbjen e kockave te gratë pas menopauzës”. Demani shton se ky studim na çon në të kuptuarit se kumbullat e thata mund të jenë një ushqim premtues që parandalon inflamacionin.

“Frutat dhe perimet e pasura me përbërës bioaktivë si acidet e shëndetshme, flavonoidet dhe karotenoidet mund të ndihmojnë në luftimin e osteoporozës. Kumbullat e thata përmbajnë polifenole që mund të zvogëlojnë efektet e inflamacionit dhe stresin oksidativ që mund të kontribuojnë në humbjen e kockave”, shton Kelsey Sackmann, një nutricioniste.

Sa duhet të hahen?

Sackman shton se ky frut mund të ketë përfitime shtesë si minerale, vitaminë K, fenole dhe fibra dietike – të gjitha të nevojshme për një shëndet të mirë. Dhe ndërkohë që kumbullat e thata njihen si superushqime, megjithatë ato janë të mbushura me sheqer, ndaj shikoni sasinë që hani. Është mirë t’i kombinoni me proteina për të parandaluar rritjen e sheqerit në gjak.

Nëse po pyesni se si t’i bëni ato pjesë të dietës suaj, Sackman shpjegon se mund t’i bartni lehtësisht në punë dhe t’i hani si meze të lehtë në çdo kohë të ditës. Mund t’i shtoni edhe në pije apo sallata, por edhe në kosin tuaj të preferuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore