Lajme

Pengjet e ISIS detyroheshin të ndesheshin me njëri-tjetrin


Nga e majta në të djathtë, Kayla Mueller, James Foley, Peter Kassig dhe Steven Sotloff Handout

Punonjësit humanitar dhe gazetarët marrë peng në Siri nga një grup militantësh britanik të Shtetit Islamik, u detyruan të luftojnë njëri-tjetrin deri në alivanosje.

Federico Motka, një punonjës humanitar me origjinë nga italia, tha gjykatës federale amerikane se ai dhe David Haine, një koleg britanik, ishin detyruar të luftonin, John Cantlie një korrespondent dhe fotograf britanik dhe gazetarin amerikan, James Foley, në atë që grupi militant e quajti “kacafytje mbretërore”.

“Ata ishin shumë të emocionuar për këtë,” i tha gjykatës të enjten Motka, i cili vuajti 14 muaj brutalitet nga duart e rrëmbyesve të tij “Ishim aq të dobët dhe të shpartalluar sa mezi i ngrinim krahët.”

Militantët britanik të ISIS, raportohet të kenë thënë pengjeve të tyre se humbësit e përleshjes do të hidheshin në ujë.

Foley dhe Cantlie u alivanosen gjatë përleshjes një orëshe, tha Motka. Grupi e konsideroi italianin humbës, por kurrë nuk e futi në ujë, por e rrahu.

Motka tha se ai dhe pengjet e tjera duruan një “regjim ndëshkimi” të gjatë kur u mbajtën si peng në një objekt të quajtur “kutia” gjatë verës së vitit 2013.

“Ata luajtën shumë lojëra me ne,” tha Motka. “Na dhanë emra qensh.

Ai tregoi sesi, në fund të vitit 2013 dhe në fillim të 2014, pengjet u detyruan të vishnin kostume portokalli, pasi grupi donte që ata të imitonin “kushtet e burgut në Gjirin e Guantanamos”.

Emwazi, njëri nga të akuzuarit në këtë rast u vra nga një sulm me dron amerikan në Siri në nëntor 2015.

Elsheikh dhe një tjetër ish shtetas britanik, Alexanda Amon Kotey, 38 vjeç, u kapën në janar 2018 nga një milicë kurde në Siri ndërsa po përpiqeshin të iknin në Turqi.

Ata iu dorëzuan forcave amerikane në Irak dhe fluturuan në Shtetet e Bashkuara në tetor 2020.

Kotey u deklarua fajtor në shtator 2021 dhe po përballet me burgim të përjetshëm. Sipas marrëveshjes së tij për pranimin e fajësisë, Kotey do të kryejë 15 vjet burg në Shtetet e Bashkuara dhe më pas do të ekstradohet në Britani për t’u përballur me akuza të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore