Sport

Pas 13 vitesh, Vllaznia rikthen kupën në djepin e futbollit Shqiptar


Kupa e Shqipërisë nuk kishte nevojë as për vazhdime e as për penallti, Vllaznia zgjodhi gjithçka në 90 minuta përballë Skënderbeut.

Shkodranët arritën epërsinë falë golit të Da Silva-s në minutën e 39-të në pjesën e parë.

Në fakt, kuqeblutë ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes.

Skënderbeu nuk arriti të krijojë asnjë rast gjatë gjithë ndeshjes, përkundër që në pjesën e dytë kishin më shumë posedim të topit.

Më speciale këtë fitore e bëri edhe kthimi i tifozëve në tribuna.

Mbizotëruan shkodarnët, por nuk munguan as korçarët.

Vllaznia fiton kupën për herë të parë pas 13 vitesh.

Skuadra e Tomas Brdaric kështu mbyllë një sezon të suksesshëm, ku dolën në vendin e dytë në ligë dhe kampionë të kupës.

Shkodranët do të marrin pjesë në kualifikime të Europa League, duke u kthyer në nivelin e tyre më të mirë, pas disa viteve vuatje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore