Shëndet

Pakujdesia mund të ndikojë në tharjen e lëkurës suaj


Dermatologia Mona Gohara thotë se ekziston një gabim i rëndë dhe i zakonshëm që njerëzit bëjnë menjëherë pas dushit, i cili mund të shkaktojë tharje të lëkurës.

Mënyra se si e thani fytyrën pas larjes mund të jetë shkaku kryesor i lëkurës së thatë, beson ajo.

Peshqirët e trupit nuk janë gjëja më e butë në botë, ndaj nuk është mirë ta fërkoni fytyrën tepër me to, pasi kjo mund ta thajë më tej lëkurën.

Të gjithë e dimë se heqja e tepërt e lëkurës së vdekur nuk është e mirë. Njerëzit e eksfolojnë të gjithë fytyrën e tyre duke u përpjekur të heqin qafe aknet, rrudhat, këtë apo atë.

“Pacientëve të mi u them çdo ditë se qërimi nuk i bëjnë mirë lëkurës”, thotë doktoresha Gohara. Në vend që ta fërkoni, ajo sugjeron ta përkëdhelni lehtë fytyrën me një peshqir dhe më pas të aplikoni krem ​​hidratues.

Në këtë mënyrë do të ruani lagështinë dhe fytyra nuk do t’ju thahet gjatë ditës. Përveç fshirjes së duhur të fytyrës me një peshqir, është shumë e rëndësishme të përshtatni pjesën tjetër të rutinës së trupit tuaj.

Doktoresha Gohara thotë të shmangni pastruesit e ashpër të fytyrës dhe sigurohuni që të përdorni një krem ​​me bazë vaji për ta mbajtur fytyrën tuaj të hidratuar.

Hidratimi i lëkurës

Lëkura duhet të kompensohet për lagështinë që ka humbur, duke përdorur kremra që nuk bazohen vetëm në substanca hidratuese, por edhe në bazë të vajrave.

Yndyrat në krem ​​formojnë një shtresë në lëkurën tonë dhe nuk lejojnë që uji të lirohet. Kremrat që përdorim duhet të përmbajnë acide yndyrore dhe përbërës të tillë si faktorë hidratues natyralë: ure, glicerinë, acide alfa hidroksi, të cilat kanë një kapacitet më të lartë lidhës për ujin.

Shtesat e vitaminave dhe lëndëve ushqyese të tjera që janë të nevojshme për lëkurën janë gjithashtu të dobishme.

Rekomandohet aplikimi i kremrave disa herë gjatë ditës dhe detyrimisht pas larjes së fytyrës, dushit dhe gjysmë ore para daljes në të ftohtë.

Jo ujë të nxehtë

Nëse përdorni ujë të nxehtë për dush ose larje për një kohë të gjatë, do të dëmtoni vlerën e Ph-së së lëkurës. Gjatë dimrit përdorni sapunë që kanë një vlerë të Ph-së neutrale në mënyrë që të mos kenë efekt agresiv në lëkurë. Në mënyrë që të mos gabojmë në zgjedhjen tonë, duhet të zgjedhim sapunë për bebe të butë për lëkurën.

Disa këshilla

Në muajt e dimrit, mos përdorni pastrues të fortë grimi. Zgjidhni kremra që nuk përmbajnë alkool. Lani fytyrën me sapunë të butë dhe shmangni banjat e nxehta. Do të nevojiten kremrat me indeks UV, pra faktor mbrojtës.

Bëni maska ​​natyrale për fytyrën dhe ushqeni lëkurën tuaj. Përveç maskës së fytyrës, mund të aplikoni vaj. Vajrat natyralë do t’i kthejnë freskinë fytyrës tuaj dhe do ta përgatisin atë për ditët e ftohta. Vaji i jojobës i cili dikur përdorej për të hequr plagët, më vonë ka rezultuar i mirë për lëkurën e thatë, përveç kësaj, ai përmban krom, bakër dhe zink. Aplikohet lehtësisht në lëkurë dhe përthithet shpejt. Mund ta vishni çdo ditë dhe ta bëni lëkurën e thatë të butë dhe të shëndetshme edhe gjatë dimrit më të ftohtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore