Jetesë & Stil

Noizy, së shpejti me album të ri


Rep artisti i njohur nga Shqipëria, Noizy, duket të ketë finalizuar punimet mbi albumin e tij më të ri, e që njëkohësisht është albumi i katërtë më radhë.

Përmes llogarisë së tij të Instagramit, Noizy, ka paralajmëruar albumin e tij më të ri, duke mos zbuluar detaje të tjera përpos asaj se secila këngë nga ky album do të publikohet çdo 10 ditë.

“Albumi është gati dhe publikimi i këngëve do të bëhet çdo javë/ 10 ditë nga një super mega hit. Ky album është më i preferuari deri më tani. Së shpejti tillu dhe këngët”, ka shkruar Noizy.

Ndryshe, projekti i fundit nga Rigels Rajku i njohur me emrin skenik si – Noizy, është një repturë e titulluar “Freestyle”, që për më pak se një muaj ka grumbulluar afro 5 milionë klikime në YouTube.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore