Lajme

Një shpërthim misterioz i hepatitit te fëmijët po përhapet në mënyrë globale


Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se një vdekje ishte raportuar në lidhje me shpërthimin

Ministria e Shëndetësisë së Japonisë ka gjetur një rast misterioz – hepatiti akut i rëndë që prek fëmijët në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe 10 vende të tjera, duke ngritur shqetësimin se sëmundja po përhapet jashtë Evropës dhe SHBA-ve.

Rasti i parë i këtij infeksioni u gjet tek një fëmijë, në Azi. Ndërsa një adenovirus (virus i përmasave të mesme) u zbulua në më shumë se 40 për qind në shkallë globale.

Sipas autoriteteve, pacienti në Japoni rezultoi negativ.

“Fëmija, mosha e të cilit nuk u bë e ditur, nuk ka pasur një transplantim të mëlçisë”, ka thënë Ministria e Shëndetësisë të hënën, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Agjencia e Shëndetit Publik të Kanadasë të martën tha se po hetonte raportet për hepatitin e rëndë akut me origjinë të panjohur te fëmijët e vegjël.

Megjithëse nuk zbuloi numrin e rasteve apo vendndodhjen e tyre, shkruan “The Guardian”, përcjell Albanian Post.

Deri më tani në të gjithë botën, janë raportuar 190 raste misterioze të hepatitit akut te fëmijët, me 140 prej tyre në Evropë, kryesisht në MB (110 raste). Raste të tjera janë gjetur në Izrael dhe në SHBA.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhanë në një alarm shëndetësor mbarëkombëtar javën e kaluar se rastet e para në SHBA u identifikuan në tetor në Alabama. Kurse në MB, rastet e para janë regjistruar në janar.

Të shtunën, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se një vdekje ishte raportuar në lidhje me shpërthimin.

Agjencia shëndetësore e OKB-së tha se rastet u raportuan te fëmijët e moshës nga një muaj deri në 16 vjeç.

Hepatiti zakonisht shkaktohet nga një nga disa viruse ngjitëse të hepatitit, por këto nuk janë gjetur te fëmijët e prekur. Verdhëza, diarreja dhe dhimbjet e barkut janë ndër simptomat e raportuara.

Një teori që po hetohet nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar është se mungesa e ekspozimit ndaj adenovirusit të zakonshëm – i cili zakonisht shkakton shqetësime në stomak dhe ftohje – gjatë pandemisë së coronavirus-it ka çuar në sëmundje më të rënda te fëmijët.

Nga 53 raste të testuara në MB, 40 (75 për qind) treguan shenja të infeksionit me adenovirus.

Drejtori i Shëndetit Publik të Skocisë, Jim McMenamin, për agjencinë e lajmeve “Reuters”, tha se po punohej për të kuptuar nëse një adenovirus ka pësuar mutacion për të shkaktuar sëmundje më të rëndë, ose nëse mund të jetë duke shkaktuar probleme “në të njëjtën kohë” me një virus tjetër, duke përfshirë ndoshta Sars-CoV- 2, virusi që shkakton COVID-19.

Zyrtarët në Mbretërinë e Bashkuar thanë se nuk kishte “asnjë lidhje” midis rasteve dhe vaksinës COVID-19, sepse asnjë nga fëmijët e prekur nga hepatiti nuk kishte marrë trombozë.

Andrea Ammon, drejtor në Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në Stokholm, bëri të ditur se: “deri më tani nuk ka asnjë lidhje midis rasteve dhe asnjë lidhje për të udhëtuar”.

Sëmundja u shfaq te fëmijët që, më parë, ishin të shëndetshëm, tha Ammon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore