Lajme

Ngritët aktakuzë ndaj zëvendësdrejtorit të gjimnazit në Malishevë


Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.K., për shkak të veprës penale, “Sulmi seksual”.

Prokuroria ka bërë të ditur se, më 16 dhjetor të 2022, në një shkollë fillore në Malishevë, i pandehuri A.K., në cilësi të zëvendësdrejtorit të shkollës, me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e saj e prek nxënësen, këtu të dëmtuarën e mitur E.K.

“E njëjta pasi del nga salla e sportit dhe shkon në tualet, aty hynë i pandehuri dhe e mbyll derën, ku fillimisht i drejtohet të dëmtuarës me fjalë provokuese e më pas e prek me duar në pjesë të ndryshme të trupit, ku e dëmtuara është larguar e trishtuar dhe e frikësuar”.

Më 22 dhjetor, pas dyshimit që zëvendësdrejtori i gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, ka sulmuar seksualisht një nxënëse të shkollës, nxënësit e këtij gjimnazi kanë protestuar brenda objektit të shkollës.

Protesta në Malishevë.

Ky rast po dyshohet se ka ndodhur më 16 dhjetor, por që rasti në Polici është raportuar nga babai i vajzës më 20 dhjetor.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Në Stacionin policor Malishevë me date 20.12.2021 rreth orës 21:30 është paraqitur ankuesi dhe ka raportuar një rast te Sulmit Seksual qe kishte ndodhur ndaj vajzës së tij të mitur”, deklaroi Gjurkaj.

Po ashtu, Gjykata Themelore në Gjakovë, i kishte caktuar një muaj paraburgim zëvendësdrejtorit të gjimnazit, “Hamdi Berisha”.

Në njoftim bëhet e ditur se, Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit A.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të sulmit seksual.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore