Art&dizajn

Ndahet nga jeta stilisti i famshëm i flokëve – Marc Pilcher


March Pilcher - Stilist flokësh

Stilisti i flokëve dhe fituesi i çmimit “Emmy”,  i njohur për punën e tij në serinë e “Bridgerton”, ka vdekur nga COVID-19 në moshën 53-vjeçe.

Lajmi për vdekjen e Pilcher vjen vetëm disa javë pasi ai fitoi çmimin “Emmy Creative” për punën e tij në hitin e Netflix.

Ndërkaq, që thuhet se ai ishte i vaksinuar dy herë dhe nuk kishte kushte themelore shëndetësore, siç u konfirmoi “Variety”.

Marc Pilcher.

“Joshës dhe ekstravagant, ai solli aftësinë dhe stilin e tij në çdo dizajn,” thuhej në një deklaratë.

“Asnjëherë i kufizuar në procesin e tij të mendimit për krijimet e tij, ai shtyu kufijtë dhe krijoi punë të parealizuar më parë”, thuhej tutje.

Pilcher, i cili jetonte në Britani të Madhe, kishte udhëtuar drejt Los Angeles-it për çmimet “Emmy” dhe mori teste të shumta të cilat ishin negative gjatë gjithë procesit, sipas “Variety”.

Pasi u kthye në Angli, ai u sëmur dhe vdiq më datën 3 tetor.

Aktorja, Nicola Coughlan, e cila luajti në rolin e Penelopes në serinë e famshme, shkroi në Twitter se ishte “zemërthyer” nga lajmi.

Nicola Coughlan.

“Është një tragjedi që ai u mor aq i ri kur kishte akoma shumë për të bërë”, shkroi ajo.

“Ju lutemi përdorni gjithashtu këtë si një kujtesë se Covid është ende një rrezik shumë real dhe i pranishëm, ju lutemi vaksinoheni dhe maskohuni për të mbrojtur veten dhe të tjerët”, ka shkruar Coughlan.

Gjithashtu, në një nga intervistat e dhëna së fundi, Pilcher e quajti serinë “Bridgerton”, “projektin më emocionues të jetës”.

Kopertina e serisë “Bridgerton”.

“Është kaq e mrekullueshme dhe mikpritëse dhe e dija që ne po bënim diçka të veçantë, por nuk e prisja këtë rezultat me të vërtetë”, tha Pilcher në një intervistë.

Historia e Pilcher gjithashtu përfshinte punën në disa prej filmave më me nam të tillë si; ”Downton Abbey”, “Judy”, “Beauty and the Beast” dhe “Mary Queen of Scots”, e cila i dha atij një nominim për “Oscar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore