Lajme

Nagavci fton studentët që të aplikojnë për përfitimin e granteve vjetore


Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, përmes një postimi në Twitter u ka bërë thirrje studentëve kosovarë të cilët ndjekin studimet e doktoratës në 500 universitetet më të mira në botë, të aplikojnë për përfitimin e grantit në vlerë vjetore prej 7,500 eurosh.

Aplikimin për përfitimin e këtij granti mund të bëhet nga sot, deri më datën 22 tetor të këtij viti.

Konkursi është publik për të gjithë, dhe vlen për stundetët shtetasë të Republikës së Kosovës.

Parasysh në këtë rast do të merret promovimi i barazisë gjinore, etnike, fetare dhe racore.

Minisitria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të mbështesë edhe studentët që nuk marrin bursë nga institucionet vendore apo ndërkombëtare.

Do të mbështeten edhe studentë që në marrëveshje me institucionin ku punojnë kanë marrëveshje për mungesë me pagesë për kohën e kryerjes së studimeve të doktoratës.

Po ashtu, merren parasysh studentët që kanë përfituar ndonjë bursë apo lloj tjetër të financimit që mund të jetë i pjesshëm, pra atyre që nuk iu plotësohen nevojat financiare për studime njëvjeçare sipas standardeve të vendeve ku është selia e universitetit.

Ndërsa, studentët me bursa nuk do të përkrahen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore