Lajme

MPB-ja: Nga 21 nëntori deri më 21 janar, gjobë 150 euro për targat serbe


Targat, ilustrim.

Nga 21 nëntori deri më 21 janar, pronarët që kanë akoma makina me tagat serbe në Kosovë, do të gjobiten me 150 euro.

Këtë e ka bërë të ditur, Nora Fetoshi, zëdhënëse në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës për Radio Evropa e Lirë.

Sipas planit të ri, nga 1 nëntori deri më 21 nëntor do të ketë masë qortuese për pronarët e makinave me targa serbe dhe nga 21 nëntori deri më 21 janar do të ketë gjobë.

Në mbledhjen e mbajtur nga Qeveria e Kosovës më 28 tetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur ta zbusë vendimin për targat ilegale dhe makinat që bartin ato, tash e tuje nuk do të konfiskohen, por do të qortohen e gjobitën.

Më pas Kurti ka paraparë një masë të re, ku do të përdoren targa provuese dhe kjo do të vazhdojë deri me 21 prill.

Albin Kurti ne mbledhje te Qeverise

Pas 21 prillit do të vendoset që të shkohet me targa RKS.

“Për tri javë duke filluar nga 1 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit/gjobës deri me 21 janar. Dhe më pastaj, nga 21 janari, do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas secilës datë me 21 prill nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”, thuhet në deklarimin e Kurtit në mbledhjen e qeverisë.

Kryeministri ka thënë se ky ndryshim vendimi po vjen, si përgjigje e qeverisë “për ndjeshmërinë e shtuar edhe ndërkombëtare sa i përket paqes dhe sigurisë”.

Ai tha se kështu, duke e shkallëzuar vendimin “ne po tregojmë seriozitetin tonë që padyshim ta zbatojmë vendimin, por në të njëjtën kohë t’iu japim shans atyre që duan të integrohen”.

Sipas vendimit qeveritar, më vonë do të përdoren targat provuese, dhe pas 21 prillit, në Kosovë nuk do të mund të qarkullojnë makinat me këto targa.

Kurti zmbrapset – s’ka konfiskim të makinave me targa ilegale deri me 21 prill

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore