Lajme

Kurti zmbrapset – s’ka konfiskim të makinave me targa ilegale deri me 21 prill


Albin Kurti ne mbledhje te Qeverise

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur ta zbusë vendimin për targat ilegale dhe makinat që bartin ato, tash e tuje nuk do të konfiskohen, por do të qortohen e gjobitën.

Më pas Kurti ka paraparë një masë të re, ku do të përdoren targa provuese dhe kjo do të vazhdojë deri me 21 prill.

Pas 21 prillit do të vendoset që të shkohet me targa RKS.

“Për tri javë duke filluar nga 1 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit/gjobës deri me 21 janar. Dhe më pastaj, nga 21 janari, do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas secilës datë me 21 prill nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”, thuhet në deklarimin e Kurtit në mbledhjen e qeverisë.

Kryeministri ka thënë se ky ndryshim vendimi po vjen, si përgjigje e qeverisë “për ndjeshmërinë e shtuar edhe ndërkombëtare sa i përket paqes dhe sigurisë”.

Ai tha se kështu, duke e shkallëzuar vendimin “ne po tregojmë seriozitetin tonë që padyshim ta zbatojmë vendimin, por në të njëjtën kohë t’iu japim shans atyre që duan të integrohen”.

Pasi ka prezantuar si ide këtë shtyrje afati dhe përpunim me qortime e gjoba në vend të konfiskimit, Kurti ka pyetur ministrat se mos dëshiron dikush ta marrë fjalën.

Askush s’deshi të flas dhe çështja shkoi në votim.

Të gjithë e kanë votuar vendimin pa asnjë kundërshtim dhe asnjë abstenim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore