Përballje

Milan, ende të pamposhtur në Serie A


Milan vazhdon fushatën e tyre pa humbje në sezonin e ri në Serie A.

Rosonerët kanë fituar edhe një ndeshje duke i radhitur ata të dytët me 13 pikë, aq sa ka edhe Inter-i në pozitën e parë.

Milan fituan ndeshjen me rezultat 2:0 përballë Venezia-s.

Rosonerët dominuan të gjithë ndeshjen duke pasur mundësi të shumta, të cilat nuk i shfrytëzuan.

Pjesa e parë ishte e qetë, pa gola, por me raste të shumta për gol.

Goli i parë erdhi në pjesën e dytë në minutën e 68-të me anë të 22-vjeçarit, Brahim Diaz.

Për të siguruar fitoren e u përkujdes mbrojtësi i krahut të majtë, Theo Hernandez, i cili shënoi në minutën e 82-të për rezultatin përfundimtar 2:0.

Në anën tjetër Cagliari u përballën me Empoli-n, ku fituan këta të fundit me rezultat 0:2, me golat e Federico Di Francesco-s dhe Leo Stulac-it.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore