Kosova

Merr flakë një veturë e FSK-së në rrugën Prishtinë-Pejë


Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Një veturë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), është përfshirë nga flaka të premten në mesditë, në rrugën Prishtinë-Pejë.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se nuk ka të lënduar si pasojë e incidentit.

“Në ora 14:00, policia është njoftuar se në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (Sllatinë), një automjet në lëvizje e sipër ka pasur një defekt dhe ka filluar t’i dalë tym”, ka thënë Krasniqi për AP.

Policia e Kosovës.

Ai ka sqaruar se nga ky rast nuk ka persona të lënduar.

Ndërsa në vend të ngjarjes kanë qenë të pranishëm zjarrfikësit dhe Policia.

“Policia dhe zjarrfikësit kanë qenë në vend-ngjarje. Nga rasti nuk ka persona të lënduar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore