Lajme

Meng Wanzhou: Argumentet përfundimtare në betejën e ekstradimit


Meng Wanzhou

Një betejë e gjatë ligjore mbi ekstradimin e zyrtares kryesore financiare të Huawei arriti në një fazë vendimtare të mërkurën në Kanada.

Meng Wanzhou, e cila është vajza e themeluesit të kompanisë kineze të telekomit, u arrestua në aeroportin e Vankuverit në dhjetor të vitit 2018, transmeton BBC, përcjell Albanian Post.

Rasti i saj u ngrit, në diskutimet e nivelit të lartë midis diplomatëve të lartë amerikanë dhe kinezë javët e fundit.

Seancat gjyqësore, të cilat pritet të zgjasin deri në tri javë, shënojnë kulmin e betejave ligjore, për një kohëzgjatje dy vjet e gjysmë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) pretendojnë se Meng e mashtroi bankën HSBC mbi natyrën e vërtetë të marrëdhënies së Huawei me një kompani të quajtur Skycom, dhe kjo, nga ana tjetër, e vuri bankën në rrezik të shkeljes së sanksioneve kundër Iranit.

Deri tani, avokatët po debatonin se cilat prova mund të paraqiten në këtë seancë ekstradimi dhe cilat argumente mund të paraqiten për të kundërshtuar kërkesën e SHBA-ve.

Avokatët e Meng kanë sfiduar ekstradimin në një numër arsyesh. Njëra është se SHBA mashtroi gjykatën kanadeze për provat.

Avokatët e Huawei kanë luftuar për të përfshirë materialin, ku ata thonë se Meng nuk e çorientoi HSBC në lidhje me marrëdhëniet e biznesit me Skycom, duke përfshirë detajet e plota të një prezantimi në Powerpoint të përdorur gjatë një takimi të vitit 2013, si dhe email-et e brendshme të Huawei.

Avokatët e saj gjithashtu paditën HSBC fillimisht në Londër dhe, më pas, në Hong Kong për të fituar qasje në materialin e saj të brendshëm, për të mbështetur pozicionin e tyre. Sidoqoftë, gjykatësi kanadez nuk pranoi të lejojë që kjo të përdoret.

Avokatët e Meng argumentojnë se çështja është në thelb një ndjekje politike me ekzekutivin e Huawei një peng në betejën midis SHBA dhe Kinës.

Ata argumentojnë se ajo u politizua më tej nga ish-presidenti Donald Trump, i cili, në një moment, dukej se i ofroi lirimin në këmbim të një marrëveshjeje më të mirë tregtare me Kinën.

Ata po pretendojnë se të drejtat e saj u shkelën, kur ajo u pyet në aeroportin e Vankuverit pa avokat.

Kjo do të thotë se rasti, në lidhje me bisedat në Hong Kong, nuk lidhet me aktivitetin mbi të cilin SHBA-të kanë juridiksion.

Së fundi, ata do të argumentojnë se, edhe nëse provat ishin të vërteta, nuk do të justifikonin një akuzë për mashtrim ndaj saj.

Gjykimi pritet të ndodhë më vonë gjatë këtij viti. Nëse Meng nuk shfaqet, kërkesa për ekstradim shkon te ministrat e qeverisë kanadeze për vendimin e tyre.

Avokatët e saj më pas mund të nisin një apel. Kjo do të thotë se rasti potencialisht mund të zvarritet për pesë vjet ose më shumë.

Administrata Trump mbajti një qëndrim të ashpër ndaj Huawei, duke vendosur sanksione ndaj kompanisë, por deri më tani qasja e Biden ende nuk ka ndryshuar ndjeshëm.

Arrestimi, po ashtu, çoi në një krizë serioze diplomatike me Kanadanë mes akuzave se dy kanadezë janë arrestuar në Kinë nën akuzat e sigurisë kombëtare si një marrëveshje për ndalimin e Meng.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore