Jetesë & Stil

Maitre Gims pohon se është fans i Dhurata Dorës, thotë se “ka talent”


Këngëtari i njohur francez, Maitre Gims, është në prag të publikimit të albumit të tij të ri – “Les Vestihes du Fleau”.

Pjesë e këtij albumi do të jenë emra të rëndësishëm të muzikës franceze, por edhe ata që gëzojnë famë ndërkombëtare, por pos këtyre, brenda albumit do të përfshihet edhe një bashkëpunim më këngëtaren nga Kosova, Dhurata Dora.

Gims së fundi ka dhënë një intervistë ku edhe ka folur më në detaje rreth albumit teksa e ka quajtur “si të preferuarin e tij”.

Mes tjerash, artisti francez ka folur edhe rreth projektit të fundit të tij të lansuar në bashkëpunim me këngëtaren, Dhurata Dora.

Madje, ai është treguar edhe modest teksa e ka quajtur vetën e tij si – “një fans të Dhuratës”.

“Unë jam një fans i saj, më pëlqen ajo që Dhurata bën. E njoh atë tash e sa kohë dhe absolutisht e doja një projekt me të. Ajo është dikush që dua ta prezantoj në Francë, sepse ka talent”, tha Gims në një intervistë për NRJ Radio.

Maitre është shprehur se kënga me Dorën e titulluar “Only You”, premiera e së cilës ishte me datë 28 maj, është ndër të favoritet e tij.

“Only you” është mirëpritur nga fansat e dyshes dhe ka grumbulluar mbi 9 milionë klikime në YouTube deri më tani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore