Sport

Liverpool kërkon futbollistin e Napolit


Skuadra e Liverpool-it është duke kërkuar të investojë në mesfushë në sezonin e ardhshëm.

Së fundmi “The Reds” e kanë etiketuar futbollistin e Napolit, Piotr Zielinski.

Mesfushorit polak i skadon kontrata me Napolin në verën e vitit 2024 dhe nuk ka sinjale që palët ta rinovojnë atë.

Andaj në këtë mënyrë, Napoli do të preferonte ta shesë polakun në verën e ardhshme, në të kundërtën do ta humbin me parametra zero në vitin 2024.

Edhe te Liverpool-i kërkojnë ta shfrytëzojnë këtë mundësi, të cilët pretendojnë ta afrojnë Zielinski-n me një tarifë jo shumë të lartë.

Zielinski këtë edicion ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar dhjetë asistime në të gjitha garat për Napolin, ekip që tashmë ka fituar titullin e kampionit të Italisë.

Zielinski është pjesë e Napolit prej vitit 2016, kur u transferua nga Udinese për rreth 20 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore