Lajme

LDK zyrtarizon tetë kandidatë për kryetar të komunave


Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në mbledhjen e mbajtur të premten ka aprovuar propozimet e Degëve për kandidatë për kryetar të tetë komunave.

LDK përmes një komunikate për media ka thënë se “kandidaturat si këto dhe të tjerat para tyre të shpallura në dy rundet paraprake japin bagazhin e pasur të LDK-së, alternativat e duhura për qytetarë dhe rikthimin e madh të LDK-së”, njofton LDK.

Po ashtu, shtoi se ka program të qartë që do të dal parti fituese.

“LDK me vizionin, kandidaturat kredibile për Komuna si dhe me program të qartë do të dal parti fituese dhe për këtë kandidatët tanë bashkë më çdo aktivist e veprimtar do të punojnë shumë, që LDK-ja të kthehet në origjinalitetin e saj dhe t’i kthehet punëve të mira që sot po i mungojnë Kosovës”.

Tetë kandidatët për kryetar të komunave nga Lidhja Demokratike e Kosovës janë:

Sibel Halimi  kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt;

Armend Agolli – kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës;

Teki Shala – kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës;

Mehmet Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Obiliqit;

Bedri Zeqiri – kandidat për kryetar të Komunës së Shtimes;

Anduena Gllareva – kandidate për kryetare të Komunës së Drenasit;

Shkëlqim Jakupi – kandidat për kryetar të Komunës së Kaçanikut;

Bajrush Ymeri – kandidat për kryetar të Komunës së Novobërdës.

Një pjesë e kandidatëve të zyrtrizuar sot, kanë qenë të nominuar kohë më parë nga kryetari i LDK-së,  Lumir Abdixhiku.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor, kurse deri tani vetëm tetë subjekte politike kanë aplikuar deri tani për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të vjeshtës. Data e fundit për dorëzimin e aplikimit dhe listës së kandidatëve është 16 gushti dhe sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk do të ketë afat shtesë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore