Sport

La Liga me tifozë nga kjo javë?


Ka shumë javë që qarkullojnë zërat për rikthimin e tifozëve nëpër tribuna në Spanjë. Këto zëra i ka konfirmuar presidenti i La Liga-s, Javier Tebas.

Ai në një konferencë për shtyp sot, ka thënë që La Liga është e gatshme që të mirëpres fansa që nga dita e nesërme.

Pjesëmarrja do të shkoj nga 10 deri në 25 përqind, varësisht nga zonat e rrezikshmerisë në të cilën gjenden skuadrat.

“Jemi gati të mirëpresim fansa në stadiumet tona që nga nesër”, ka thënë Javier Tebas.

“Besojmë që sezonin do e mbyllim me 10 deri në 25 përqind kapacitet në tribuna”.

Por, e gjithë kjo varet nga vendimet e Federatës Spanjolle, e cila ende nuk ka japur përgjigjen e saj.

Për herë të fundit, tifozë në një ndeshje të La Liga-s kishte më 8 mars të vitit 2020.

Kujtojmë se tifozë do ketë në Angli, në finalet e kupës, në Evropë, ne finalet e Champions dhe Europa League, e me shumë mundësi edhe në EURO 2020.

Me sa duket, të gjitha ligat e mëdha po përgatiten që të rikthejnë fansat në stadiume që nga fillimi i sezonit të ardhshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore