Bota

Kuba krijon vaksinën e saj dhe bashkëpunon me Iranin


Shkencëtarët në Kubë kanë prodhuar një vaksinë kundër Covid 19 e cila ka rezultuar e suksesshme. Ndërkohë për prodhimin e saj Kuba është duke krijuar partneritet me shtetin e Iranit.

Kianoush Jahanpour, folës për Administartën e Ushqimit dhe Barnave deklaroi se pasi të kalohet me sukses prova e dytë e vaksinimit në Kubë, faza e saj e tretë do të implementohet në Kubë.

“Marrëveshje e Iranit me Kubën për të dërguar proven e tretë në Lindjen e Mesme shërben si kontigjent sigurimi ndaj kompanisë aksesit aksesin e saj të prodhimit”, tha Kianoush Jahanpour.

Irani është duke punuar për të siguruar vetë vaksinën, ndërkohë po merr pjesë dhe në një program të COVAX-it për furnizimin me vaksina në vendet më pak të zhvilluara.

Kuba ka thënë se do të përdor burimet e veta dhe nuk ka deklaruar nësë do të bashkëpunoj me ndonjë program të COVAX.

Irani dhe Kuba nuk mund të përballojnë ekonomikisht vaksinimin me kompanitë e njohura për këtë arsye vendosën të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

Ekonomia e dobët e dy shteteve deklarohet të jetë për shkak të vështirësive në aksesin e finacimeve ndërkombëtare.

Shumë shtete për shkak të sanksioneve të rrepta të vendosura nga SHBA, madje nuk preferojnë të bashkëpunojnë me Kubën, edhe pse shitja e vaksinës është e lejueshme./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore