Lajme

Krijuesja e vaksinës AstraZeneca: Me kohë ky virus do të kthehet në një ftohje të zakonshme


Dame Sarah Gilbert

COVID-19, nuk ka gjasa të kthehet në një formë më vdekjeprurëse, përfundimisht do të kthehet në një ftohje të zakonshme, ka thënë një nga shkencëtaret kryesore të vaksinës Oxford AstraZeneca.

Dame Sarah Gilbert, duke folur në një konferencë të Shoqërisë Mbretërore të Mjekësisë të mërkurën, hodhi poshtë frikën për një variant të ri më vdekjeprurës.

“Ne normalisht shohim që viruset bëhen më pak të rrezikshëm kur qarkullojnë më lehtë në popullatë dhe nuk ka arsye të mendojmë se do të kemi një version më të fortë të Sars-CoV-2”.

“Ne tashmë jetojmë me katër koronaviruse të ndryshme njerëzore për të cilat kurrë nuk i mendojmë shumë dhe përfundimisht Sars-CoV-2 do të bëhet një”, është shprehur Gilbert.

Krijuesja e vaksinës AstraZeneca zbuloi se po bën përpjekje për të siguruar fonde, për të marrë masa në parandalimin e pandemive të ardhshme dhe tha se duhen investime urgjente për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve të tjera infektive në të gjithë botën.

“Është vetëm një pyetje se sa kohë do të duhet për të arritur atje dhe çfarë masash do të duhet të marrim për ta menaxhuar atë ndërkohë”.

Këto deklarata erdhën pasi profesori Chris Whitty, epidemiolog britanik dhe këshilltar mjekësor në Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, paralajmëroi se pothuajse të gjithë fëmijët e pa infektuar do të infektoheshin me COVID-19, në një moment në të ardhmen dhe se gati gjysma e të rinjve tashmë ishin të infektuar me virus.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore