Euro 2020

Klubet e Bundesligës pas mesfushorit polak të Torino-s


Mesfushori i Polonisë dhe Torino-s në Serinë A, Karol Linetty, mund të largohet nga Italia pas pesë vitesh. Pritet që ai të kalojë në Bundesligën gjermane.

Sipas raportimeve nga mediat gjermane, 26-vjeçari kërkohet me ngulm nga Mainz-i dhe Freiburg-u.

Linetty u transferua nga Sampdoria te Torino gati një vit më parë dhe mbetet të shihet nëse trajneri i ri i Torino-s, Ivan Juriç-i, do ta vlerësojë polakun duke e përfshirë në planet e tij apo do lejojë largimin e tij.

Mesfushori ishte pjesë e Polonisë në Euro 2020. Ai luajti 74 minuta kundër Sllovakisë, duke shënuar edhe një gol në atë humbje 1-2. Në ndeshjet e tjera luajti pesë minuta përballë Spanjës, kurse në përballjen e fundit përballë Suedisë ishte në stolin e rezervave.

Linetty është nën kontratë me Torino-n deri në qershorin e 2024 dhe vlera e kartonit të tij është rreth 6 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore