Përballje

25 shkurt 1964 – kur bota njohu kampionin e ri Muhamed Ali


Muhamed Ali

Më 25 shkurt 1964, 22-vjeçari Cassius Clay, kur të gjithë po prisnin humbjen e tij, ai arriti që t’i befasojë të gjithë dhe rrëzoi për toke kampionin botëror të boksit në peshat e rënda Sonny Liston – me një nokaut teknik në raundin e shtatë.

Liston konsiderohej i frikshëm, sidomos pasi që kishte mposhtur dy herë ish-kampionin Floyd Patterson në një raund.

Megjithatë, Clay e kishte parashikuar fitoren, duke u lavdëruar se ai do të “pluskoj si një flutur, do të thumbonte si një bletë” dhe do të nokautonte Liston-in në raundin e tetë.

Djaloshi fjalëpakë, i cili më vonë do të bëhej i njohur si Muhammed Ali, do t’i duhej më pak kohë për të përmbushur pretendimin e tij për nokautin.

Liston, i cili ishte duke u ankuar se shpatullën e kishte të lënduar, nuk arriti t’i rezistonte as ziles së raundit të shtatë, pra një raund më pak seç parashikoi Ali.

Cassius Marcellus Clay Jr. ka lindur në Louisville, Kentucky , në vitin 1942. Ai kishte filluar të merrej me boks qysh në moshën 12 vjeçe dhe në moshën 18 vjeçare kishte vendosur një rekord prej 100 fitoreve në kategorinë e boksit amator.

Në vitin 1959, ai fitoi titullin International Golden Gloves në peshën e rëndë dhe në vitin 1960 një medalje të artë në kategorinë e lehtë të peshave të rënda në Lojërat Olimpike Verore në Romë. Clay u bë profesionist pas Olimpiadës dhe mbeti i pamposhtur në 19 ndeshjet e tij të para, duke i dhënë atij të drejtën për të sfiduar Sonny Liston, i cili kishte mundur Floyd Patterson në 1962 për të fituar titullin e peshave të rënda.

Më 25 shkurt 1964, një turmë njerëzish prej 8.300 spektatorësh u mblodh në arenën e Sallës së Kongreseve në Miami Beach për të parë nëse Cassius Clay, i mbiquajtur “Buza e Luisvilit”, mund t’i  realizonte ato që i kishte deklaruar.

Gjatë ndeshjes, ai kërcente në ring dhe arrinte që t’i shmangej goditjeve të fuqishme të Listonit, dhe arrinte që të jepte goditje të shpejta dhe ndëshkuese drejt kokës së Listonit.

Liston e lëndoi shpatullën e tij në raundin e parë. Në momentin që vendosi ta ndërpriste ndeshjen midis raundit të gjashtë dhe të shtatë – ai dhe Clay ishin pothuajse të barabartë me pikë.

Madje, disa supozuan se Liston e kishte “falsifikuar” dëmtimin dhe e dorëzoi luftën, por nuk kishte prova të për të mbështetur këtë pretendim.

Për të festuar triumfin e titullit botëror në peshat e rënda, Clay shkoi në një festë private në një hotel në Miami, ku mori pjesë miku i tij Malcolm X – i cili ishte një udhëheqës publik i grupit mysliman afrikano-amerikan të njohur si “Kombi i Islamit”. Dy ditë më vonë, një Clay dukshëm më i përmbajtur njoftoi se po i bashkohej Kombit të Islamit dhe mbrojti konceptin e organizatës për ndarjen racore, ndërsa fliste për rëndësinë e fesë myslimane në jetën e tij.

Më vonë, në atë vit, Clay, hoqi dorë nga emri i tij dhe pranoi që të përvetësonte një emër mysliman – që ishte Muhamed Ali.

Muhamed Ali do të vazhdonte të bëhej një nga figurat më të mëdha sportive të shekullit të XX-të, po ashtu edhe mjaft me ndikimin në jetën sociale dhe politike.

Pasi  kishe mbrojtur me sukses titullin e tij nëntë herë, ai titull iu hoq atij në vitin 1967 pasi ai refuzoi që të bëhej pjesë e ushtrisë amerikane me arsyetimin se ai ishte një ministër mysliman.

Po atë vit, ai u dënua me pesë vjet burg për shkelje të ligjit të shërbimit selektiv, por u lejua të qëndronte i lirë pasi apeloi vendimin. Popullariteti i tij ra, por shumë në mbarë botën duartrokitën qëndrimin e tij të guximshëm kundër Luftës së Vietnamit.

Ndërkaq, në vitin 1970, ai u lejua të kthehej në ringun e boksit, dhe vitin e ardhshëm Gjykata e Lartë e ShBA-së rrëzoi vendimin e Aliut për evazion.

Në vitin 1974, ai rifitoi titullin e peshave të rënda në një ndeshje kundër George Foreman në Zaire, dhe e mbrojti atë me sukses në një garë tejet brutale, ku ishin zhvilluar 15 raunde kundër Joe Frazier në Filipine, një viti më vonë.

Por, në vitin 1978, ai do ta humbiste titullin në një garë me Leon Spinks, por, po atë vit do ta mposhte Spinks-in në një rimeç, duke e bërë atë boksierin e parë që kishte fituar titullin e peshave të rënda tre herë. Ai doli në pension në vitin 1979, por u kthye në ring dy herë në fillim të viteve 1980.

Në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë në nëntor 2005, Aliut iu dha Medalja Presidenciale e Lirisë. Ndërsa, me 3 qershor 2016, Aliu ndërroi jetë pas një periudhe të rënduar shëndetësore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore